• e hënë, 23 dhjetor 2024

Inzagi: Juventusit duhej t'i kishim dhënë shtatë- tetë gola

Inzagi: Juventusit duhej t'i kishim dhënë shtatë- tetë gola

Milano, 28 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi është shprehur i zhgënjyer pas barazimit (4:4) me Juventusin në mbrëmjen e djeshme në derbin e xhiros së 9-të të Serisë A.

Interi udhëheqi me 4:2 në njëzet minuta para fundit, por lejoi kundërshtarin të shpëtojë nga disfata.

"Ka zhgënjim, por si trajner më duhet të analizoj katër golat që i pësuam. Luajtëm kundër një skuadre të fortë, por nuk kemi mundur të pësojmë katër gola. Më duhet të ndjek edhe anët pozitive. Juventusi është një ekip që ka pësuar vetëm një gol nga loja në tetë ndeshje në Serie A, sot duhej të kishte pranuar shtatë ose tetë. Fatkeqësisht, kishim katër pesë raste për të shënuar golin e pestë. Pastaj erdhi penaltia për shanset e humbura. Ka hidhërim, por si trajner duhet të analizoj dhe të flas me lojtarët, ata dukeshin të dëshpëruar në dhomën e zhveshjes. Është frustruese sepse luajtëm kundër Juventusit, mbrojtja e të cilit është e fortë dhe krijuam shumë shanse për gol, por nuk fituam", deklaroi trajneri i Interit për "Sky Sport Italia".

Lider në renditje është Napoli me 22 pikë, Interi është i dyti me 18, ndërsa Juventusi në vendin e tretë me 17 pikë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR