• e premte, 05 korrik 2024

Inzagi: Interi me çdo çmim deshi finale në Kupën e Italisë

Inzagi: Interi me çdo çmim deshi finale në Kupën e Italisë

Milano, 27 prill 2023 (MIA) – Trajneri i Interit, Simone Inzagi e potencoi dëshirën e madhe të ekipit të tij për të luajtur në finalen e Kupës së Italisë. "Neroazurët" mbrëmë në gjysmëfinale e mposhtën Juventusin me 1:0 dhe me 2:1 shkojnë në finale.

"Mbrëmje e shkëlqyer, dy ekipet luajtën në mënyrë intensive nga minuti i parë deri në minutën e fundit. Ekipi siç duket pas dy ndeshjesh meritoi të plasohet në finale. Jemi shumë të kënaqur pasi me çdo çmim kemi dashur të kthehemi në Romë. Nuk kemi devijuar as edhe një centimetër nga qëllimi ynë. Kemi periudha ofansive dhe defanzive. Në fund kam përshtypje të mira nga ndeshja", deklaroi Inzagi.

Në finalen e Kopa Italia, Interi do të përballet me më të suksesshmin nga ndeshja Fiorentina - Kremoneze (2:0 ndeshja e parë).

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR