• e martë, 24 dhjetor 2024

Inzagi: I përgëzova lojtarët e mi, ata ishin të shkëlqyer dhe patën një ndeshje të shkëlqyer

Inzagi: I përgëzova lojtarët e mi, ata ishin të shkëlqyer dhe patën një ndeshje të shkëlqyer

Stamboll, 11 qershor 2023 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka lavdëruar lojtarët e tij edhe përkundër disfatës (1:0) nga Mançester Siti mbrëmë në finalen e Ligës së Kampionëve.

"I përgëzova lojtarët - ata ishin të shkëlqyeshëm dhe luajtën një ndeshje të shkëlqyer. E humbëm finalen që donim ta fitonim me çdo kusht, por ata duhet të jenë krenarë për veten. Nuk do t'i ndërroja këta lojtarë me askënd dhe sot e gjithë bota e kuptoi pse. Morëm  vetëm një gol ndaj një ekipi shumë të fortë. Na vjen shumë keq, por duhet të jemi krenarë për veten tonë”, e citon Ingazin "Skaj sport".  

 Mançester Siti fitoi për herë të parë Ligën e Kampionëve. Ekipi i Hosep  Guardiolës  bëri edhe një kurorë të trefishtë - e fitoi  Premier Ligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve. ar/

 Foto: EPA

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR