• e mërkurë, 03 korrik 2024

Inzagi: Është për keqardhje që avantazhi është vetëm një gol

Inzagi: Është për keqardhje që avantazhi është vetëm një gol

Milano, 21 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi ndjen keqardhje që fitorja ndaj Atletiko Madridit në ndeshjen e parë nga 1/8 e Ligës së Kampionëve nuk është mbyllur me më shumë gola avantazh.

"Kjo ndeshje na ka ardhur mirë për një fillim të jashtëzakonshëm ndaj një kundërshtari të madh. Ndihemi keq që avantazhi është vetëm  një gol, sepse na pret një ndeshje intenzive në Madrid", theksoi mes tjerash Inzagi për faqen e UEFA-s.

Ndeshja kthyese do të luhet më 13 mars në Madrid. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR