• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Investimet në arsim në mesin e prioriteteve të Qeverisë, thotë kryeministri

Investimet në arsim në mesin e prioriteteve të Qeverisë, thotë kryeministri

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot theksoi se investimet në arsim janë në mesin e prioriteteve kryesore të Qeverisë. Për momentin, siç tha, po ndërtohen shtatë shkolla, ndërsa po vijon edhe rikonstruimi i disa institucioneve arsimore. 

"Investimet në arsim janë një zë i rëndësishëm për ne. Pak ditë më parë pata një takim me ministren e Arsimit. Do të bëjmë një rivlerësim të projekteve që kanë të bëjnë me ndërtesat e fakulteteve FINKI dhe FFK. Pres që këtë vit të shpallet ai tender, si dhe ai për kampusin Nënë Terezë”, tha kryeministri.

Mickoski theksoi edhe se deputeti Aleksandar Veljanovski nga Tetova e ka informuar për gatishmërinë e kompanisë me përgjegjësi shoqërore që ta financojë rikonstruimin e gjimnazit "Kiril Pejçinoviq". 

"Shumë shpejt ai donacion do të vendoset në rend dite të Këshillit të Komunës Tetovë, dhe në këtë mënyrë do të korrigjohet edhe një padrejtësi", tha Mickoski. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR