• e shtunë, 23 nëntor 2024

Investime të reja gjermane në vend dhe zgjerimin e aktivitetit të atyre ekzistues

Investime të reja gjermane në vend dhe zgjerimin e aktivitetit të atyre ekzistues

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Eksporti i produkteve nga investitorët gjermanë në vend drejt Gjermanisë ka shënuar rritje për dhjetë vjet me radhë, me përjashtim të viteve të koronës kur kishte stagnim të dukshëm.

Siç tha Antje Uandelt, drejtoresh e Dhomës Gjermane të Tregtisë (AHK), investitorët gjermanë kryesisht eksportojnë komponentë shumë të sofistikuar të destinuar për industrinë e automobilave, në Gjermani gjithashtu eksportohen sedilje për autobusë, trena dhe makina, pajisje të ndryshme mjekësore, kabllo speciale bakri, të cilat aplikohen në prodhimin industrial. Në vendin tone prodhohen edhe aparate kafeje dhe tharëse flokësh të sofistikuara për tregun gjerman.

 “Na gëzon që investitorët gjermanë në vitet e kaluara kanë arritur diversifikim të madh në aspektin e llojit të investimeve që bëhen këtu”, tha Uandelt para fillimit të mëngjesit afarist të organizuar nga Shoqata Ekonomike Maqedonase-Gjermane në Shkup.

Në një deklaratë për mediat, drejtoresha e AHK-së tha se janë pritur mirë nga qeveria e re maqedonase dhe se përveç eventit të sotëm, në muajt e kaluar kanë pasur bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv.

 “Ka bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë dhe ne dëshirojmë ta thellojmë edhe më tej atë bashkëpunim me qeverinë e re maqedonase. Synimi ynë është që investimet ekzistuese në vend të investojnë sërish, por synimi ynë i përbashkët me qeverinë është që edhe të tërheqim investime të reja gjermane. Së fundmi, unë dhe kryeministri ishim pjesë e riinvestimit të kompanisë gjermane “Kiel” si dhe e investimit të ri “BMZ” nga Gjermania, e cila do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e baterive special”, tha Uandelt.

Ai theksoi se për ta është shumë i rëndësishëm edhe ndërtimi i zinxhirëve furnizues, duke theksuar se ka shumë kompani cilësore maqedonase që mund të bëhen furnizues të kompanive gjermane.

“Ka kompani që punojnë në industrinë e përpunimit të metaleve, në prodhimin e çelikut dhe ne mendojmë se këto kompani mund të konkurrojnë si kompani furnizuese në tregun gjerman”, shtoi drejtoresha e AHK-së.

Ajo gjithashtu tha se për të arritur qëllimet e parashtruara duhet të kapërcehen disa sfida, gjegjësisht t'i kushtohet vëmendje qëndrueshmërisë në prodhimtarinë industriale, të ruhen dhe vendosen standardet, përkushtimi për energjinë e gjelbër dhe mjaft e rëndësishme”, tha Uadelt, është mbajtja e stafit profesional në vend dhe kushte të mira për ta. 

"Ne presim një dialog të hapur me Qeverinë dhe një bashkëpunim konstruktiv dhe kjo ngjarje është një hap përpara në këtë bashkëpunim", theksoi drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermane (AHK), e cila është pjesë e rrjetit të odave ekonomike jashtë vendit. 

Në deklaratën e përbashkët, kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, tha se në periudhën e ardhshme, përveç katër investimeve të dakorduara gjermane që nga fillimi i funksionimit të qeverisë, pret edhe tri të tjera deri në fund të viti. 

 

Me ato, tha ai, “aktiviteti ekonomik do të rritet në mënyrë dramatike dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e PBB-së së brendshme për vitin e ardhshëm 2025, por edhe për vitet në vijim”.

Mickoski theksoi se me praninë e sotme në mëngjesin afarist dëshiron të dërgojë mesazh se Qeveria dhe komuniteti i biznesit janë partnerë dhe kështu duhet të funksionojnë edhe në të ardhmen.

“Deri më tani, në shumë raste kemi treguar se si qeveri e re po mundoht të ndërtojë marrëdhënie jashtëzakonisht cilësore me komunitetin e biznesit. Më takoni shpesh në takime në odat e ekonomisë, ky është prioriteti kryesor i punës së kësaj qeverie, sundimi i ligjit, puna e ndershme dhe përkrahja e biznesit, sepse kështu ndihmojmë njëri-tjetrin dhe veten tonë, kështu do të kemi më shumë para në buxhet, me më shumë para në buxhet do të mund të realizojmë më shumë investime kapitale”, tha Mickoski. 

Sa i përket shkëmbimit tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, ai theksoi se ai është i madh dhe i kalon 5 miliardë euro dhe më shumë se 25 mijë qytetarë të Maqedonisë, tha kryeministri, janë të punësuar në kompanitë që vijnë nga Republika Federale e Gjermanisë. 

“Pres që ky numër të rritet. Tashmë kemi filluar disa investime si qeveri dhe për to foli edhe kryetari i nderuar i dhomës. Presim shumë shpejt sot një tjetër gur themeli të një tjetër kompanie belge-gjermane, por edhe në periudhën në vijim presim fillimin e investimeve të reja të kompanive që tashmë janë prezente dhe do të ketë një zgjerim, do të thoja një thellim të portofolit të produkteve të atyre kompanive. Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar, sepse nuk ka kënaqësi më të madhe për mua dhe as për anëtarët e qeverisë, sesa kur hapni një vend të ri pune, kur mund të ndihmoni një qytetar tjetër të qëndrojë këtu, në vendin e tij, në vend që të largohen. Një punë e sapohapur dhe e paguar mirë do të thotë edhe një standard më i mire”, theksoi kryeministri.

 Mirjana Simonovska, kryetare e shoqatës afariste gjermano-maqedonas që e organizoi këtë event, në fjalën e saj në mëngjesin afarist, theksoi se ata janë shoqata më e madhe bilaterale e biznesit me 175 kompani anëtare që kontribuojnë në thellimin e marrëdhënieve afariste gjermano-maqedonase.

"Ne jemi veçanërisht të kënaqur me praninë në rritje të investitorëve gjermanë në vend, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve tona", tha Simonovska.

Ajo bëri të ditur se Shoqata Afariste Gjermano -Maqedonase së bashku me Odën Gjermane AHK vitin e ardhshëm në pranverë do ta festojnë jubileun - 25 vjetorin e pranisë së saj në Maqedoni.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR