Investim i ri potencial nga kompania holandeze PWT Group BV në ZZHTI
- Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Goce Dimovski sot kishte takim pune me Piter van der Legte, nënkryetari ekzekutiv i VDL Grup, Avram Stojçevski, drejtor i përgjithshëm i kompanisë VDL Van Hool Maqedonia dhe Piter van der Vegen, menaxher i përgjithshëm i kompanisë holandeze PWT Groput BV, në të cilën u bisedua për gjendjen aktuale të të dyja kompanive, si dhe për planet dhe mundësitë e mëtejshme për investime në kuadër të zonave.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:04, 29 tetor, 2025
Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Goce Dimovski sot kishte takim pune me Piter van der Legte, nënkryetari ekzekutiv i VDL Grup, Avram Stojçevski, drejtor i përgjithshëm i kompanisë VDL Van Hool Maqedonia dhe Piter van der Vegen, menaxher i përgjithshëm i kompanisë holandeze PWT Groput BV, në të cilën u bisedua për gjendjen aktuale të të dyja kompanive, si dhe për planet dhe mundësitë e mëtejshme për investime në kuadër të zonave.
Dimovski, informoi se Drejtoria e ZZHTI-së, theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për të gjitha kompanitë të cilat punojnë në kuadër të ZZHTI-së, duke theksuar mundësitë e investimeve që ofron Maqedonia e Veriut. Në këtë drejtim, ai theksoi se në bashkëpunim me Qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera, po punohet në mënyrë aktive për kushte edhe më të mira për investime, gjë që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë kombëtare.
"Nga ana tjetër, menaxhmenti i VDL Van Hool shprehu kënaqësi të veçantë për bashkëpunimin e deritanishëm, duke prezantuar aktivitetet aktuale të kompanisë, si dhe planet për të ardhmen. Për më tepër, u theksuan edhe qëllimet strategjike për rritjen e vazhdueshme, përmirësimin e proceseve prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Peter van der Vegen, menaxher i përgjithshëm i kompanisë holandeze PWT Group BV, si partner afarist shumëvjeçar i grupacionit VDL, theksoi se Maqedonia e Veriut, me klimën e saj të qëndrueshme të biznesit, përbën një destinacion atraktiv për investime. Ai theksoi se produktet e kompanisë përdoren në mbarë botën në aplikime shumë komplekse, duke përmbushur kërkesa jashtëzakonisht të larta për cilësi", njoftoi Drejtoria e ZZHTI-së.
Përndryshe, kompania është prodhuese e ingranazheve të brendshme dhe të jashtme, kutitve të shpejtësisë dhe boshteve të pinionit, ndërsa me makineritë e saj ultramoderne është në gjendje të kryejë procese të ndryshme të vështira mekanike, duke përdorur teknikat më të fundit CNC dhe makineritë për të garantuar cilësinë më të lartë dhe kohën më të shkurtër të prodhimit. Produktet janë të destinuara për industri të ndryshme, si ajo e minierës, çelikut, industrisë së naftës dhe të gazit, si dhe industrisë së energjisë së qëndrueshme. qa/
Foto: Drejtoria e ZZHTI-së