Intervistimi i kandidatëve për gjykatës në Strasburg do të realizohet para vëzhguesve të pavarur në gjuhën angleze dhe franceze
- – Komisioni për zgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, të hënën (20 tetor) do të mbajë mbledhje në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese.
- Post By Fitore Curri
- 12:11, 18 tetor, 2025
Shkup, 18 tetor 2025 (MIA) – Komisioni për zgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, të hënën (20 tetor) do të mbajë mbledhje në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese.

Pas mbledhjes, siç informojnë nga Komisioni, do të realizohen intervista me kandidatët, të cilat do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe franceze.
Në drejtim të transparencës së rritur, intervistat do të mbahen para vëzhguesve të pavarur. Në intervista, siç thonë nga Komisioni, do të marrin pjesë përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë.
Në mesin e kandidatëve të cilët janë thirr në intervistë janë ish gjykatës dhe gjykatës aktualë, profesorë universitarë dhe avokatë. Bëhet fjalë për 11 kandidatët: Ola Ristova, Toni Menkinoski, Natasha Gaber Damjanovska, Jordan Apostollsi, Aleksandar Dashtevski, Ali Aliu, Ilir Iseni, Jelena Ristiq, Sasho Georgievski, Natasha Boshkova dhe Ana Dangova Hug. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s, Komisioni për zgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Strasburg