• e hënë, 23 dhjetor 2024

Internet përmes celularit shfrytëzojnë 1.458.377 parapagues

Internet përmes celularit shfrytëzojnë 1.458.377 parapagues

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Me qasje në internetin me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit të celularit bashkë me kuartalin e katërt vitin e kalual kanë qenë 1.458.377 parapagues.

Të dhënat e Agjencisë për Komunikime Elektronike tregojnë se pjesëmarrje më të madhe në numrin e parapaguesve mbi këtë bazë me 48,66 për qind ka A1 Maqedoni, pas së cilit pasojnë Telekomi i Maqedonisë së Veriut me 47,50 për qind, Lajkamobajl me 2,05 për qind, Robi me 1,64, Green mobie me 0,12 dhe MTEL me 0,03 për qind.

Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare në fund të vitit 2022 arriti 1.932.871. Prej tyre, 739.078 janë parapagues pripejd, 944.394 postpejd rezidencial, ndërsa 249.399 parapagues postpejd afaristë.

Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktivë në kuartalin e katërt të vitit 2002, Makedonski Telekom dhe A1 Maqedoni i kanë nga 47,83 për qind pjesëmarrje, Lajkamobajl 2,88, Rovi 1,23, MTEL 0,12 dhe Green mobile 0,11 për qind, tregojnë të dhënat e Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Në bazë të të dhënave nga sigurimi i shërbimeve komunikuese celulare (niveli me pakicë) në kuartalin e katërt të vitit 2022 pjesëmarrje më të madhe ka Makedonski Telekomi, 51,12 për qind, para A1 Maqedoni, 47,20, Robi 0,86 për qind, Lajkamobajl 0,66 për qind, Green mobile 0,12 për qind dhe MTEL 0,03 për qind.

Në kuartalin e katërt vitin e kaluar janë regjistruar 438.586 linja fikse, prej të cilave Telekomit të Maqedonisë i takojnë 51,20 për qind, A1 Maqedoni 42,29 për qind...

foto: Arkivi i MIA-s, printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR