Interi ia mori shiritin e kapitenit Shkrinjarit
- Drejtori ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota e komentoi marrjen e shiritit të kapitenit nga mbrojtësi Millan Shkrinjar.
- Post By Besnik Shuki
- 10:13, 6 shkurt, 2023

Milano, 6 shkurt 2023 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota e komentoi marrjen e shiritit të kapitenit nga mbrojtësi Millan Shkrinjar.
Paraprakisht sllovaku refuzoi ta vazhdojë kontratën me "neroazurët" dhe paralajmëroi se në afatin veror të transferimeve do të kalojë në PSZH.
"Shiriti i kapitenit ka peshë të caktuar dhe nëse dikush nuk e kupton këtë, duhet të bëjmë zgjedhje adekuate. Marrja e shiritit të kapitenit nga Shkrinjar nuk është e lidhur me shkaqe disiplinore, ai është profesionist", deklaroi Marota për "DAZN".
Këtë sezon, Shkrinjar (27) ka luajtur 27 ndeshje për Interin në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon këtë verë. bsh/