• e hënë, 23 dhjetor 2024

Interi i reduktoi humbjet nga 85 në 36 milionë euro në fund të sezonit 2023/24

Interi i reduktoi humbjet nga 85 në 36 milionë euro në fund të sezonit 2023/24

 Milano, 29 tetor 2024 (MIA) - Interi për të dytin sezon radhazi  i përmirëson performancën ekonomike. Në sezonin 2021/22 humbja e ekipit ishte 140 milionë euro.

 Në fund të vitit financiar që përfundoi më 30 qershor të vitit 2024, klubi i Milanit arriti të reduktojë humbjet për 49 milionë euro, nga 85 në 36 milionë.

 "Nero-azurët" kanë përmirësuar rezultatet financiare dy vite radhazi. Në raportin financiar të Interit për sezonin 2023/24, të ardhurat e klubit të Milanit pa transferime u rritën me 48 milionë dhe arritën në 473 milionë.

 Aksioneri mazhorancë i klubit, kompania "Oaktree", ndryshoi strukturën e kapitalit duke dhënë 44 milionë euro shtesë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR