Interi i gatshëm ta angazhojë Taremin nga Porto
- Interi punon për nënshkrimin e sulmuesit të Portos, Mehdi Taremi, njofton "FCInternews".
- Post By Fami Bajrami
- 09:15, 10 janar, 2024

Milano, 10 janar 2024 (MIA) - Interi punon për nënshkrimin e sulmuesit të Portos, Mehdi Taremi, njofton "FCInternews".
Neroazurët nga vjeshta janë pretendentët kryesorë për iranianin. Sulmuesi nuk ka në plan të vazhdojë kontratën me Porton, e cila skadon në qershor të këtij viti.
Interi dëshiron të zyrtarizoj transferimin e Taremit si lojtar i lirë. Fudbollisti tashmë ka pasur negociata me klubin milanez.
Tridhjet e një vjeçari Taremi ka shlnuar gjashtë gola dhe katër asistime në 24 ndeshje për Porton këtë sezon. rq/bsh/
Foto: EPA