• e martë, 24 dhjetor 2024

Interi e fitoi Superkupën italiane për të tretin vit radhazi

Interi e fitoi Superkupën italiane për të tretin vit radhazi

Riad, 23 janar 2024 (MIA) - Interi e fitoi Superkupën italiane për të tretin vit radhazi. Në finale të turnirit, "neroazurët" mbrëmë në Riad e kanë mundur Napolin me rezultatin 1:0. Golin e shënoi Lautaro Martinez në kohën shtesë të ndeshjes.

Interi gjithsej ka tetë fitore në Superkupë. Vetëm Juventusi ka fituar më shumë, gjithsej nëntë.   

Për trajnerin e ekipit milanez, Simone Inzagi ky ishte trofeu i pestë rekord (tre herë e ka fituar me Interin dhe dy herë me Lacion). Ai i kaloi Marçelo Lipin dhe Fabio Kapelon, të cilët e kanë fituar Superkupën nga katër herë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR