• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Intensifikim i bashkëpunimit me Kroacinë përmes Grupeve të miqësisë

Intensifikim i bashkëpunimit me Kroacinë përmes Grupeve të miqësisë

Shkup, 6 mars 2025 (MIA)- Grupi parlamentar i Kuvendit për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kroacisë realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, së bashku me delegacionin kroat të shoqëruar nga ambasadorja kroate në vend, Nives Tiganj.

Kryetarja e Grupit, Bllagica Llasovska e theksoi miqësinë e sinqertë të vendit tonë me Kroacinë, pa çështje të hapura dhe partneritet të mirë në aleancën e NATO-s.

Ajo i njoftoi mysafirët me sfidat në rrugën drejt BE-së, një rrugë me gjemba, por që ne do të vazhdojmë ta ecim. Vazhdojnë reformat dhe përkushtimi ndaj Procesit të Berlinit, si dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë.

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Jandrokoviq shprehu kënaqësinë për vizitën në vendin tonë, takimet e shumta dhe fjalimin para Dhomës ligjvënëse. E konfirmoi mbështetjen e Kroacisë në të gjitha fushat, veçanërisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të mirën e qytetarëve të saj.

Kroatët që jetojnë këtu janë qytetarë të kënaqur dhe besnikë të vendit tonë, dhe krenarë për rrënjët e tyre, ndërsa komuniteti maqedonas në Kroaci ka statusin e pakicës kombëtare me rol të spikatur në shoqëri.

Të pranishmit ishin unanim se e drejta ndërkombëtare duhet të mbetet mbi të gjitha dhe bashkëpunimi parlamentar duhet të ngrihet në nivel më të lartë përmes Grupeve të miqësisë.

"Ka vend për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, biznesit, ekonomisë, tregtisë dhe turizmit", thuhet në kumtesë.

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR