• e hënë, 23 dhjetor 2024

Integrimi i romëve, fokus kryesor i takimit Trençevska - Saracin

Integrimi i romëve, fokus kryesor i takimit Trençevska - Saracin

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Punës Sociale (MPPS) në drejtim të avancimit të cilësisë së jetës së romëve në shtet ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me të dërguarin e posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe ambasadoren gjermane, Petra Dreksler.

Siç informojnë nga MPPS-ja, ministrja e informoi Saracinin për arritjet e deritanishme, siç është miratimi i Strategjisë së re për përfshirjen e romëve 2022-2030, Planin aksional për gratë rome dhe Planin operativ për masat dhe programet aktive, përmes të cilit pesë për qind nga personat, të cilët do të përfshihen në masat, në mënyrë obligative duhet të jenë nga komuniteti rom. Ministrja e theksoi edhe Garancën për të rinj, përmes së cilës romët kanë përfshirje të lehtësuar në tregun e punës.

"Në rajon jemi liderë në integrimin e romëve në të gjitha sferat shoqërore. Kemi mundësuar qasje deri te edukimi dhe arsimimi parashkollor dhe kemi mundësuar qasje falas deri te shërbimet në kopshtet për fëmijë", tha Trençevska.

Ajo po ashtu e përmendi edhe rëndësinë për mbledhjen e katërt radhazi për integrimin e romëve, nikoqir i të cilit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Ajo potencoi se mbledhja ministrore, e cila do të mbahet javën e ardhshme, do të japë rekomandime dhe konkluzione, të cilat me siguri do të ndikojnë në tërë Procesin e Berlinit dhe në miratimin e masave dhe rekomandimeve, të cilat do të garantojnë vazhdimin e integrimit të suksesshëm të romëve në shoqëritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. bsh/

Foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR