• e shtunë, 23 nëntor 2024

Instituti për Studimin e Luftës: Ukraina nuk mund t'i stabilizojë linjat e frontit në muajt e ardhshëm

Instituti për Studimin e Luftës: Ukraina nuk mund t'i stabilizojë linjat e frontit në muajt e ardhshëm

 Uashington, 28 prill 2024 (MIA) - Forcat Mbrojtëse Ukrainase do të mund t'i stabilizojnë linjat e frontit në muajt e ardhshëm në kushte të ofensivës aktuale ruse, publikoi Instituti për Studimin e Luftës. 

"Ka shumë gjasa që Ukraina do t'i stabilizojë linjat e frontit në muajt e ardhshëm dhe ndoshta do të mund të fillojë operacione kundërofensive të përkufizuara nga fundi i vitit 2024 apo në fillim të vitit 2025", thuhet në raport. 

Sipas analistëve të Institutit forcat ruse ende vuajnë nga dështimet e gjera taktike, ndërsa forcat ukrainase ende nuk munden t'i përdorin këto mossuksese, derisa komanda ushtarake ruse vazhdon të ketë probleme me adaptimin e nivelit taktik.   

"Ukraina do të mund të neutralizojë shumë nga përkufizimet materiale me të cilat momentalisht po përballet në javët e ardhshme dhe të ndërmarrë hapa për t'i lehtësuar sfidat me forcën punëtore në muajt e ardhshëm, por Rusia do të vazhdojë t'i përdorë përparësitë e veta derisa po përmirësohen aftësitë ukrainase", thuhet në raport. 

Analistët besojnë se forcat ukrainase të pajisura mirë me siguri do të mund në mënyrë operative të parandalojnë përparim të dukshëm rus gjatë tentimit të pritur për ofensivë verore të Rusisë.  

 "Megjithatë, forcat ruse do të përdorin përparësi të caktura dhe përshtatjen e situatës që do të paraqesin kërcënim të dukshëm për Ukrainën këtë verë", konkludoi Instituti për Studimin e Luftës. 

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR