• e hënë, 23 dhjetor 2024

Instituti francez në Shkup do të mbajë panair për studime në Francë 

Instituti francez në Shkup do të mbajë panair për studime në Francë 

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Instituti francez në Shkup sot do të mbajë panarin tradicional për studime në Francë.

Siç kumtoi Instituti francez në Shkup, ngjarja do të hapet nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ambasadori i Francës, Siril Bomgartner, si dhe Marko Gjorgjievski, drejtor i Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitete - "Erazmus plus"

Panairi, sipas organizatorit, është një mundësi për takim të nxënësve të shkollave të mesme, studentëve dhe profesorëve universitarë të vendit tonë, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë në Francë, ose të arrijnë bashkëpunim universitar.

"Kjo është një mundësi e shkëlqyer të mirren të gjitha informacionet e nevojshme për ofertën e programeve studimore direkt nga përfaqësuesit e universiteteve franceze të pranishëm në panairin, si dhe informacione për të gjtha aspektet e jetës studentore në Francë, thonë nga Instituti francez në Shkup.

Ngjarja mbahet në organizim të Institutit francez në Shkup dhe agjencisë franceze për arsim të lartë Kampus Frans. ls/

Foto: Instituti francez në Shkup

 

QËNDRONI TË LIDHUR