• e hënë, 23 dhjetor 2024

Institucionet qeveritare bëjnë regjistrimin e nevojave të automjeteve zyrtare, ndër të rejat që do të blihen do të ketë edhe elektrike edhe hibride

Institucionet qeveritare bëjnë regjistrimin e nevojave të automjeteve zyrtare, ndër të rejat që do të blihen do të ketë edhe elektrike edhe hibride

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të blejë automjete të reja, përfshirë ato elektrike dhe hibride. Por prokurimi do të planifikohet në buxhetin e ardhshëm. Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot deklaroi se të gjitha institucionet janë angazhuar për regjistrimin e nevojave të automjeteve.

"Gjëja e dytë që duam të bëjmë është që të kemi një qasje të ndryshme, përmes lizingut operativ t'i ulim shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre dhe në këtë mënyrë të ofrojmë një flotë të re automjetesh, ndër të cilat sigurisht do të ketë edhe automjete elektrike, hibride etj. Automjete me të cilat sigurisht që nuk do të jetë misioni i grimcave të këqija, siç është tani dhe pres që së shpejti ta bëjmë këtë. Por sigurisht jo këtë vit, sepse duhet të parashihet në buxhetin për vitin e ardhshëm", thotë Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se përmes investimeve në energjetikë, plani është që Maqedonia të jetë energjetike e pavarur sa i përket importit të energjisë elektrike, si dhe paralajmëroi miratimin e Ligjit të ri për energjetikë. Ai shtoi se me investimin e kompanisë “Alkazar” në prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, pritet të prodhojë rreth një teravat orë energji elektrike.

"Një teravat orë afërsisht, sa është 25% e prodhimit të përgjithshëm që kemi si vend, dhe me një teravat në orë do të arrijmë do të thoja një hap drejt pavarësisë, kurse në periudhën që pason me miratimin e Ligjit për energjetikë, ku do të sigurohen sistemet e baterive dhe të ngjashme, mendoj se në vitin e ardhshëm 2025, fillimi i vitit 2026, mund të flasim për një portofol import-eksporti zero të shtetit. Që do të thotë se ne do ta bëjmë Maqedoninë energjetike të pavarur nga pjesa e importit të energjisë elektrike", tha Mickoski.

Për gjendjen e keqe në SHA EMM, e cila po mbytet në borxhe, Mickoski theksoi se është e vërtetë se borxhet janë të mëdha.

"Fatkeqësisht, keni të drejtë që në shtatë vitet e fundit asgjë nuk ka ndryshuar nga një situatë, e cila kur kam qenë unë drejtor i përgjithshëm në SHA EMV me ELEM, atëherë me 25 milionë euro depozita bankare, gjashtë milionë euro në llogari dhe zero borxhe, fatkeqësisht para disa javësh e kanë lënë kompaninë me borxh mbi 80 milionë euro, pesë miliardë denarë", tha Mickoski.

Ai theksoi se është duke u bërë program për rehabilitimin e borxheve të SHA EMV dhe siç tha kryeministri Mickoski, "besoni se shumë shpejt do të dalim nga këto borxhe që i lanë ata kriminelë që e drejtuan më parë". ls/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR