• e diel, 13 tetor 2024

INSTAT: Shqipëria vitin e kaluar ka rritur eksportet e energjisë elektrike për 34 për qind, ndërsa importi po zvogëlohet

INSTAT: Shqipëria vitin e kaluar ka rritur eksportet e energjisë elektrike për 34 për qind, ndërsa importi po zvogëlohet

Tiranë, 6 mars 2024 (MIA) - Prodhimi i energjisë elektrike në vend ka pësuar rritje të fortë gjatë vitit të kaluar, duke u transformuar në një eksportues neto.

Sipas Bilancit të energjisë të publikuar nga INSTAT diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë, në vitin 2023, ka arritur vlerën pozitive prej 920 Gwh, përkundër vitit paraprak, kur shkëmbimi i energjisë elektrike kishte vlerë negative.

Duke plotësuar nevojat në vend, Korporata Elektrike e Shqipërisë, KESH, ka blerë më pak energji dhe në bazë të dhënave zyrtare të INSTAT  importi bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 1.922 Gwh duke shënuar kështu një rënie me 36,9 për qind.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8.796 Gwh nga 7.003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 për qind.

Sasinë kryesore të energjisë elektrike e prodhuan hidrocentalet publike në mbi 58 për qind, më pas renditen hidrocentralet private dhe prodhues fotovoltaik.

Përmirësimi i situatës energjitike në vend ka ndikuar në rritjen e eksportit të energjisë, pra Shqipëria ka shitur rreth 34 për qind më shumë energji krahasuar më një vit më parë. 

QËNDRONI TË LIDHUR