• e hënë, 23 dhjetor 2024

Inspektim i jashtëzakonshëm është kryer në kopshtin në Shuto Orizare

Inspektim i jashtëzakonshëm është kryer në kopshtin në Shuto Orizare

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Inspektim i jashtëzakonshëm është kryer në kopshtin në Shuto Orizare me rastin e foshnjes 11-të muajshe, e cila sipas pohime të prindërve, është lënduar. Drejtoresha e kopshtit është e detyruar të fillojë procedurë për vërtetimin e gjendjes faktike ose fajin e mundshëm të punonjësve.

"Lidhur me rastin e fëmijës nga kopshti "8-të Prilli" në Shuto Orizare, është kryer kontroll i jashtëzakonshëm inspektues, janë marrë deklarata nga të punësuarit dhe sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, inspektorët do të japin vendim për veprim dhe konfirmim të gjendjes faktike ose fajin e mundshëm te të punësuarve për kujdesin e fëmijës. Përkatësisht, inspektorët e detyrojnë drejtoreshën e kopshtit të fëmijëve të fillojë procedurë për konfirmimin e gjendjes faktive ose fajin eventual te të punësuarit për kujdesin e fëmijëve", thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria e Punëve të Brendshme të shtunën njoftoi se prindërit e kanë raportuar rastin të premten duke pohuar se vajza e tyre e mitur ka marrë lëndim të rëndë trupor në kopshtin në komunën e Shuto Orizares.

"Në SPB Shkup, I.S. (28) nga Shkupi, ka raportuar se gjatë ditës në kopshtin e fëmijëve në komunën e Shuto Orizares vajza e tij e mitur ka marrë lëndim të rëndë trupor, të konstatuar në Qendrën Urgjente në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Sipas raportit, gruaja e tij ka dërguar vajzën e tyre në kopsht rreth orës 08:00 dhe duke qenë se është në një periudhë adaptimi, e ka marrë në orën 10:00. Gjithashtu, sipas raportit, kur e ka sjellë në shtëpi dhe ka filluar t'i ndërroj rrobat, vajza nuk ka pushuar së qari, pas së cilës e kanë dërguar në Qendrën Urgjente, ku mjeku ka konstatuar lëndimin", njoftoi të shtunën MPB.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR