• e shtunë, 23 nëntor 2024

Informacioni për emërimin e drejtorit të ASK-së në rend dite të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së

Informacioni për emërimin e drejtorit të ASK-së në rend dite të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot është caktuar seancë e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë së inteligjencës me një pikë të vetme të rendit të ditës - Informacion për emërimin e paligjshëm të drejtorit të Agjencisë për siguri kombëtare iniciuar nga deputetët e LSDM-së opozitare.

Deputetët e LSDM-së kontestojnë emërimin e drejtorit të ASK-së Bojan Hristovski. Vlerësojnë se Qeveria nuk ka respektuar dispozitat e ligjit që përcakton kushtet për zgjedhjen e drejtorit të ASK-së.

Sipas tyre, Hristovski nuk ka arsim adekuat, person i cili gjatë reformës nuk e ka kaluar vetingun për shkak të përfshirjes së tij të mëparshme në aktivitete të kundërligjshme të DSK-së. Hristovski, madje siç theksohet, ka certifikatë të rrejshme për njohjen e gjuhës së huaj.

Kryeministri Hristijan Mickoski pretendon se drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare i plotëson kushtet konform me ligjin. Në një deklaratë për media të dhënë më 27 tetor, kryeministri i bëri thirrje Komisionit për antikorrupsion që sa më shpejt që të jetë e mundur të prononcohet për akuzat e opozitës se Hristovski nuk i plotëson kushtet për të qenë drejtor në ASK. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR