• e hënë, 23 dhjetor 2024

Infermierja me ethet hemorragjike krimeo kongo pranoi dozën e parë të "ribavirinit"

Infermierja me ethet hemorragjike krimeo kongo pranoi dozën e parë të

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Infermierja me ethet hemorragjike krimea kongo pranoi dozën e parë të "ribavirinit", informuan sot në deklaratë për mediumet nga Klinika infektive.

Terapia ka filluar, do të jipet edhe në aktër ditët në vijim.

"Për fat të keq, pacientja e parë nga fshati i Shtipit u diagnostifikua dhe ndërroi jetë për disa orë. Do të thotë, nuk ka mundur të shpëtohet madje edhe po ta kishim pasur medikamentin. Pyetja e dytë, shumë e rëndësishme për të gjithë, shumë shpesh e dëgjoj, është përse shteti ynë nuk e ka këtë medikament dhe përse blejmë medikamente apo gjejmë medikamente pasi që të ndodhin gjërat. Këtë mund ta konfirmoni edhe si informatë në secilën prej organizatave më të mëdha shëndetësore. Asnjë shtet nuk e ka atë lloj të medikamentit në rezerva. Asnjëri. Mjekët, organizatat të cialt punojnë në zgjidhjen e këtyre epidemive të mëdha apo të vogla të krimea kongos dhe etheve të tjera hemorragjike në rajonet endemike i kanë dhe në këtë mënyrë ndihmojnë kur të paraqiten raste sporadike siç është ky i yni", sqaroi drejtoresha Milena Stevanoviq.

Në komunikim me kolegë infektologë nga i mbarë rajini menjëherë pas informatës së parë se kemi infektim të etheve hemorragjike krimea konge, kërkuan konsultime, kërkuan përvoja dhe kërkuan medikamente.

"Sa i përket koleges sonë të punësuar në Klinikën për sëmundje infektive, ajo është stabile, Po hyn në fazën në të cilën pritet paraqitja e gjakderdhjes, e ahtuquajtur faza hemorragjike. Mbrëmë për herë të parë është vërejtur gjakderdhje e lehtë, por megjithatë është vërejtur gjakderdhje e sila shihet vetëm me fshirje të letrës, nuk është diçka masive. Megjithatë, ajo tashmë është një shenjë për të cilin duhet të alarmohemi. ne pacienten e shohim nën thjerrëz, si me analizuat, ashtu edhe me ndjekjen klinike. Konziliumi i sotëm i kolegëve në Klinikën infektive ka vendosur dhe vlerësuar se që sot duhet të fillojmë me medikamentin 'ribavirin' i cili është sjellë në vendin tonë. Si do të zhvillohen gjërat, nëse është dashur më herët - nuk është dashur më herët. I përmbahemi përvojës së atyre të cilët kanë pasur më së shumti pacientë të kontrolluar dhe të mjekuar në botë, jo vetëm në rajon, jo vetëm në nivel lokal - në botë. Dhe konsiderojmë se jemi në rrugë të mirë dhe po veprojmë drejtë me secilin hap të ndërmarrë në kuptimin e mjekimit të pacientes", sqaroi Stvanoviq.

Ajo u pyet nëse edhe krahas këtij medikamenti, mund të vijëd eri te rasti i vdekjes.

"Për fat të keq, as për nga prëvoja, as për nga literatura e shkruar mjekësore dhe punimet shkencore përmes të cilave ne i tregojmë përvojat tona, nuk është cekur askund, as përmes përqindjeve nuk është shprehur disi se sa është përfitimi, përkatësisht cila është përqindja e mbijetimit të trajtimit të këtyre pacientëve rritet me dhënien e medikamentit. Asnjëri kolegë, as punim shkencor nuk e citon dhe nuk e thotë. Qëllimi është të ndihmohet, të mbisforcohen oara momenteve të krizës në zhvillimin e sëmundjes dhe me tërë atë që është në dispozicion si prëvojë ta zbatojmë, ndërkaq nëse kjo do të jetë me efekt të lartë, atë ne nuk mund ta themi. 'Ribavirini' është meidkament antivirusal dhe qëllimi është të parandalohet shumimi i virusit, të ulet fuqia e tij, thënë më thjeshtë. Këtë medikament ne e kemi pasur më herët, dhe kemi mjekuar hepatit C kronik si pjesë përbërëse e terapisë me inteferone. Nuk e kemi tashmë sepse trajtimi i hepatitit C tashmë një kohë të gjatë tërësisht ka ndryshuar dhe trajtimi i tillë është jashtë përdorimit", u përgjigj Stevanoviq.

E pyetur nëse mund të krijohen komplikime nga ky medikament, ajo u përjgigj se bëhet fjalë për efekte të padëshiruara. Thotë se mund të ketë edhe efekte të padëshiruara dhe për atë shkak në veprimin konziliar në mjekimin e pacientes në vazhdimësi është kyçur edhe transfuziologu dhe hematologu.

Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zllate Mehmedoviq tha për MIA-n se Komisioni absolutisht qëndron prapa tërë asaj që është bërë nga ana e Institutit për shëndet publik, masat që po ndërmerren dhe rekomandimet që po jepen, theksoi ai.

Nuk duhet nritur panik lidhur me gjendjen e re me ethet hemorragjike kreimea konge, nënvizoi ai dhe shtoi se nuk rpesin të ketë më shumë raste në të ardhmen e afërt.

Nga ajo që kanë aprë, siç shtoi ai, rasti i aprë është rast i infektimit të drejtpërdrejtë, ndërsa i dyti me siguri i bartjes përmes gjakut të kontaminuar.

Në rastin e parë, me infektim të drejtpërdrejtë, ndërroi jetë pacientja 27-vjeçare, pas infektimit me pickimin nga rriqra. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR