• e martë, 02 korrik 2024

Infantino është rizgjedhur kryetar i FIFA-s

Infantino është rizgjedhur kryetar i FIFA-s

Kigali, 16 mars 2023 (MIA) - Xhani Infantino është rizgjedhur kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Zgjedhja e njeriut të parë të FIFA-s u mbajt sot, më 16 mars, në Kongresin e 73-të të organizatës në Kigali (Ruandë). Infantino ishte i vetmi kandidat për këtë pozicion. Marrëveshja e tij është deri në vitin 2027.

Funksionari 52-vjeçar ishte në krye të FIFA-s më 26 shkurt të vitit 2016 pas një skandali korrupsioni në organizatë dhe dorëheqjes së parakohshme të kryetarit të saj të mëparshëm, Xhozef  Blater, nga funksioni i tij.

Në qershor të vitit 2019, Infantino u zgjodh për një mandat të dytë. ar/

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR