Indonezia evakuon 3.000 njerëz për shkak të shpërthimit të vullkanit Ibu
- Autoritetet e Indonezisë filluan me evakuimin e rreth 3.000 banorëve në afërsi të vullkanit Ibu në ishullin Halmahera, pasi vullkani shpërtheu dhe hodhi hi katër kilometra në ajër, kumtoi Agjencia për Katastrofa të vendit.
- Post By Sara Ademi
- 08:19, 16 janar, 2025
Xhakarta, 16 janar 2025 (MIA) - Autoritetet e Indonezisë filluan me evakuimin e rreth 3.000 banorëve në afërsi të vullkanit Ibu në ishullin Halmahera, pasi vullkani shpërtheu dhe hodhi hi katër kilometra në ajër, kumtoi Agjencia për Katastrofa të vendit.
Shpërthimi i vullkanit Ibu ndodhi dje në mëngjes dhe zgjati rreth dy minuta, për shkak të së cilës autoritetet e ngritës nivelin e alarmit në nivel më të lartë në zonat e rrethinës.
"Situata në terren për momentin është stabile", deklaroi Abdul Muhari, zëdhënës i agjencisë indoneziane për uljen e rrezikut nga katastrofat.
Ai paraprakisht deklaroi se në afërsi të vullkanit jetojnë rreth 13.000 njerëz.
Shpërthimi është i fundit në një seri aktivitetesh në Indonezi, i cili gjendet në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive.
Vullkani Ibu kishte seri shpërthimesh vitin e kaluar, ndërsa në maj banorët e shtatë fshatrave të rrethinës duhej të evakuoheshin. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s