• e enjte, 19 dhjetor 2024

Indeksi i transparencës aktive tregon përmirësim prej 4 për qind tek Qeveria, ministritë dhe komunat

Indeksi i transparencës aktive tregon përmirësim prej 4 për qind tek Qeveria, ministritë dhe komunat

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Transparenca mesatare aktive e minsitrive, e Qeverisë dhe komunave prë vitin 2024 është 80 për qind dhe në raport me vitin e kaluar është përmirësuar për 4 për qind, tregon Indeksi i transparencës aktive për vitin 2024 që e përpunon Qendra për komunikime qytetare.

Sipas Indeksit, transparenca aktive e minsitrive dhe Qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave 79 për qind. Lidhur me vitin e kalaur, tek minsitritë ka përparim, ndërsa komunat janë përmirësuar për 5 për qind.

Nga institucionet qeveritare, transparencë aktive maksimale prej 100 për qind ka ruajtur vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila, siç theksojnë nga QKQ, për të katërtin vit me radhë i publikon të gjitha informatat e parapara nga transparenca aktive. përderisa, Qeveria ka rënë prej vendit të parë vitin e kalaur dhe 100 për qind, në vendin e 49-t me 87 për qind transparencë aktive.

Për herë të parë, madje pesë komuna, Berova, Manastiri, Vallandova, Kavadari dhe Kërçova kanë realizuar 100 për qind transparencë aktive.

Transparencën e vet aktive e përmirësuan 71 për qind e institucioneve të përfshira.

Mes rajoneve, Rajoni lindor e ka ruajtur dhe madje e ka përmirësuar pozitën prej lideri në raport me rajonet e tjera (me 88 për qind transparencë aktive), përderisa Rajonit të Shkupit për shumë pak i ka ikur pozita e fundit, nët ë cilën ndodhej me vite. Tani, në vend të fundit është Rajoni verilindor (me 72 për qind transparencë aktive).

Indeksi tregon se më së paku informata minsitritë publikojnë për kompetencat e veta (78 për qind nga 100 për qind të mundshëm), ndërsa komunat për financat (67 për qind nga 100 për qind të mundshëm).

Tërë hulumtimin mund ta shihni në këtë link.. аb/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR