• e diel, 29 shtator 2024

Inagurohet përmendorja e Kobi Brajantit në Los Anxhelos

Inagurohet përmendorja e Kobi Brajantit në Los Anxhelos

Los Anxhelos, 9 shkurt 2024 (MIA) - Para sallës së basketbollit "Kripto.kom" në Los Anxhelos mbrëmë u mbajt ceremoni solemne gjatë së cilës ishte inaguruar përmendorja e Kobi Brajantit, basketbollistit legjendar dhe ish ylli i ekipit në NBA La Lejkers.

Para katër vjetëve Brajanti i pensionuar atëherë humbi jetën në mooshën 41-vjeçare në aksidentin e helikopterit me vajzën e tij, gjashtë udhëtarë të tjerë dhe pilotin e fluturakes.

Përmendoren e punoi skulptori Xhuli Rotbllat Amrani, ndërsa skultptura e tregon basketbollistin legjendar me gishtin tregues të dorës së djaththë drejt qiellit, duke aluduar në momentin kur në janar të vitit 2006 largohej nga dyshemeja pasi arriti rekordin e 81 pikëve në ndeshjen kundër Torontos.

Në ceremoninë e inagurimit të përmendores së Brajantit morën pjesë pronarja e LA Lejkers, legjenda NBA Karim Abdul - Xhabar, ish trajneri i tij Fill Xhekson, bashkëlojtari Derek Fier dhe bashkëshortja Vanesa. 

"Ky moment nuk është vetëm për Kobin, por dhe për të gjithë ne, të cilët e mbështesim me vite të tëra", tha bashkëshortja Vanesa. 

Kobi Brajant, një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, pesë herë në karrierë ishte i pari i NBA-së, duke fituar të gjithë pesë titujt në fanellën e LA Lejkers. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR