• e hënë, 23 dhjetor 2024

Imran Kan do të qëndrojë në burgun e Atok të Pakistanit edhe për dy javë, edhe krahas lirimit me kaucion nga gjykata.

Imran Kan do të qëndrojë në burgun e Atok të Pakistanit edhe për dy javë, edhe krahas lirimit me kaucion nga gjykata.

 Islamabad, 30 gusht 2023 (MIA) - Ish-kryeministri pakistanez, Imran Kan do të qëndrojë në burg edhe për të paktën dy javë edhe krahas kësaj që gjykata i miratoi kaucion, pasi sot Gjykata për Luftë Kundër Terrorizmit ia vazhdoi paraburgimin për rastin e zbulimit të sekretit zyrtar, deklaroi avokati i tij. 

“Gjykata për Lufët Kundër Terrorizmit  vendimin e shpalli pas një seance të shkurtër dëgjimore me dyer të mbyllura të mbajtura në burgun Atok në provincën lindore Penxhab”, tha avokati Intazar Husein Panxhuta. 

Seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 2 shtator, shtoi ai. 

Avokati tjetër i Kanit, Salman Safdar, gazetarëve u tha se se edhe për këtë rast do të shtrojë kërkesë në gjykatë kaucion për Kanin.  Ai shtoi se e kundërshton burgosjen dhe gjykimin  e Kanit sepse ishte "i palogjikshëm dhe antikushtetues". 

 Zhvillimi i fundit i ngjarjeve ishte një goditje për Kanin dhe ekipin e tij juridik, të cilët e prisnin lirimin e tij pasi Gjykata e Apelit e pezulloi aktgjykimin e tij për korrupsion dhe dënimin me tre vjet burg.

Nga rrëzimi i tij me  votim mosbesimi në Parlamentin pakistanez në prill të vitit 2022, ish-kryeministri është përfshirë në më shumë se 150 raste gjyqësore. 

Kani tha se largimi i tij nga funksioni ishte një komplot nga SHBA, pasardhësi i tij Shahbaz Sharif dhe ushtria pakistaneze, pretendime që ata i mohojnë. 

 Agjencia Federale e Hetimeve filloi një proces gjyqësor kundër tij në gusht nën akuzë për "zbulim të një dokumenti sekreta zyrtar", të cilin Kani e paraqiti në një tubim politik në Islamabad pas rrëzimit të tij. Në fjalimet e tij televizive, Kani vazhdimisht  e përshkruante dokumentin si dëshmi të një komploti amerikan kundër tij.

 Qeveria nuk e ka publikuar dokumentin, i cili është korrespondencë diplomatike midis ambasadorit të Pakistanit në Uashington dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Islamabad.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR