• e premte, 05 korrik 2024

"Imazhi n'Fokus" - ekspozitë e pavarur e Hajrush Fazliut në Çifte hamam

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - "Imazhi n'Fokus" është titulli i ekspozitës së pavarur të artistik  kosovar Hajrush Fazliu e cila do të hapet sonte në hapësirat e galerisë Çifte hamam në Shkup.

Siç kumtojnë nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë së Veriut, Hajrush Fazliu, me dekada mbetet i paprekshëm në skenën artistike të Kosovës, por edhe më gjerë në skenën artistike shqiptare. Një krijues i dëshmuar, profesor dhe metodolog i vlefshëm universitar, ai është nderuar me një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh për arritjet e tij  artistike dhe profesionale ndër të cilat edhe njohja ndërkombëtare "Ambasadori i paqes" që iu nda së fundmi në Romë, Itali.

"Hajrush Fazliu në veprat e tij ndërthur ekspresionizmin tradicional (i cili herë pas here merr forma jofigurative) me fantazinë irracionale të surrealizmit, por duke ruajtur përgjithmonë lidhjen aluzive asociative, abstrakte të vështrimit formal dhe stilistik", thuhet për ekspozitën e Fazliut. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR