Imamogllu: Jam i gatshëm të mbështes kandidat tjetër nëse më pengojnë të kandidohem për kryetar të Turqisë
- – Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamogllu, i cili është në paraburgim tashmë pesë muaj pas akuzave për korrupsion, deklaroi në një intervistë për “Blumberg” se është i hapur të mbështesë kandidat alternativ opozitar nëse bllokohet kandidatura e tij për kryetar.
- Post By Fitore Curri
- 15:42, 13 gusht, 2025
Stamboll, 13 gusht 2025 (MIA) – Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamogllu, i cili është në paraburgim tashmë pesë muaj pas akuzave për korrupsion, deklaroi në një intervistë për “Blumberg” se është i hapur të mbështesë kandidat alternativ opozitar nëse bllokohet kandidatura e tij për kryetar.
“Madje edhe nëse zyrtarisht më ndalohet, opozita demokratike duhet të mbetet e bashkuar”, porositi Imamogllu përmes përgjigjeve me shkrim të dorëzuara nga këshilltarët e tij.
Ai shfaqi shpresë se do të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2028, por edhe se është i gatshëm për betejë të gjatë juridike. Sipas “Blumberg”, në mesin e kandidatëve potencialë opozitarë janë lideri i Partisë Popullore Republikane, Jozgur Jozel, dhe kryetari i Ankarasë, Mansur Jashari.
Imamogllu i dërgoi edhe thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos mbetet pasive ndaj situatës me demokracinë në Turqi. fc/
Foto: Arkivi