• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ilievski: Mile Janakieski është mbajtur në paraburgim pa arsye të mjaftueshme

Ilievski: Mile Janakieski është mbajtur në paraburgim pa arsye të mjaftueshme

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Mile Janakieski është mbajtur në paraburgim pa arsye të mjaftueshme, ndërsa ka shkelje edhe në shpejtësinë e vendimmarrjes për ankesat e tij, tha avokati Vllatko Ilievski, në konferencën e sotme për mediat në lidhje me Vendimin e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut të publikuar sot për shkelje të konstatuar të së drejtës për liri të Janakieskit të garantuar me nenin 5 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me masat e paraburgimit për rastet gjyqësore "27 prilli" dhe "Shkallët spanjolle".

"Konsideroj se rasti i Mile Janakieskit është paradigmë për atë se si në Republikën e Maqedonisë po keqëpërdoret masa e paraburgimit dhe se masa që shërben për sigurimin e pranisë përdoret si dënim apo instant drejtësi", tha avokati.

Ai shtoi se presin së shpejti të ketë vendim lidhur me paraburgimet që janë caktuar në rastin “Titanik”.

Mbrojtësi i Mile Janakieskit para gjykatave nacionale për procedurat e lartpërmendura gjyqësore, Elenko Milanov, në konferencën për media theksoi se me këtë aktgjykim konfirmohet fakti dhe kërkesa që Janakieski se në vendimet gjyqësore që në më shumë lëndë i është shqiptuar masë e paraburgimit të njëjtat duhet të përllogariten.

"Sepse ligji askund nuk ka dispozitë decide se ai paraburgim duhet të jetë ekskluzivisht për atë lëndë për të cilin ka aktgjykim të plotfuqishëm", tha Milanov.

Gjykata Themelore Penale, ndërkaq, sot kumtoi se sipas aktgjykimit, paraburgimi i Mile Janakievskit ishte i arsyeshëm, ndërsa u kritikua zgjatja e procedurës ankimuese. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR