• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ilievski: GJEDNJ ka mundur edhe më herët të prononcohet për ankimimet, puna nuk ka përfunduar

Ilievski: GJEDNJ ka mundur edhe më herët të prononcohet për ankimimet, puna nuk ka përfunduar

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) – Avokati Vllatko Ilievski, i cili është përfaqësues i të akuzuarve dhe të gjykuarve para Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg, thotë se është i habitur se pse gjykata ka pritur kaq gjatë për t'u prononcuar për ankesën për abolimin e pezulluar nga ish-presidenti, Gjorge Ivanov.

"Më hapit fakti se pse Gjykatës për të Drejta të Njeriut në Strasburg i duheshin pesë vite e gjysmë për të marrë një vendim të tillë. Mund të kishte thënë shumë më herët se ankesat janë të papranueshme, pra se janë të parakohshme. Por ajo që është e rëndësishme është se pas këtij vendimi nuk ka vend për triumfalizëm tek Qeveria, sepse kjo nuk do të thotë se abolimi është shpallur i pavlefshëme. Prandaj, kur për këto çështje do të duhet të vendoset në shkallë të dytë dhe të tretë, gjykatat vendore duhet t'i kenë parasysh argumentet që i kemi shprehur në kërkesa", thotë Ilievski për "Fokusin".

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka njoftuar sot në mëngjes se ankesat e të dënuarve dhe të akuzuarve nga rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike janë të papranueshme. Sipas Gjykatës, të akuzuarit dhe të dënuarit nuk i kanë kaluar mjetet e tyre juridike të brendshme përpara se të apelojnë në Strasburg, gjegjësisht secila çështje duhet të kalonte fillimisht në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Supreme dhe më pas të arrinte në Strasburg.

QËNDRONI TË LIDHUR