Iks do të lejojë reklamim politik përpara zgjedhjeve në SHBA
- Rrjeti social Iks (X) bëri të ditur se do të lejojë reklamimin politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet në SHBA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:20, 30 gusht, 2023

San Francisko, 30 gusht 2023 (MIA) - Rrjeti social Iks (X) bëri të ditur se do të lejojë reklamimin politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet në SHBA.
Ata thonë se do ta zgjerojnë ekipin e sigurisë para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024.
Rrjeti Iks kohët e fundit e ndryshoi emrin e tij, ndërsa paraprakisht njihej si Tuiter.
Foto: Arkivi i MIA-s