IHR: Irani ka ekzekutuar të paktën 1.000 njerëz në nëntë muajt e fundit
- Irani ka kryer të paktën 1.000 dënime me vdekje në nëntë muajt e fundit, publikoi organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut Iran Hjuman Rajts (IHR), siç raportoi "Telegrafi". Numri i ekzekutimeve arriti nivelin më të lartë në tridhjetë vitet e fundit, me 64 ekzekutime të kryera vetëm javën e kaluar.
- Post By Sara Ademi
- 13:03, 24 shtator, 2025
Teheran, 24 shtator 2025 (MIA) - Irani ka kryer të paktën 1.000 dënime me vdekje në nëntë muajt e fundit, publikoi organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut Iran Hjuman Rajts (IHR), siç raportoi "Telegrafi". Numri i ekzekutimeve arriti nivelin më të lartë në tridhjetë vitet e fundit, me 64 ekzekutime të kryera vetëm javën e kaluar.
Shumica e dënimeve me vdekje janë me varje, ndërsa numri i ekzekutimeve tejkaloi rekordin paraprak prej 975 dënime me vdekje nga viti 2024 dhe rekordin e vitit 2015.
Drejtori i IHR-së, Mahmud Amiri-Mogadam, deklaroi për "Telegraf" se Republika Islamike ka filluar fushatë të vrasjeve masive në burgjet iraniane, ndërsa duke marrë parasysh mungesën e përgjigjes ndërkombëtare serioze, kjo fushatë po përhapet çdo ditë.
Rritja e ekzekutimeve është e lidhur edhe me luftën 12-të ditëshe mes Iranit dhe Izraelit, me ç'rast Teherani akuzon një numër të madh individësh për bashkëpunim me Izraelin. Kryetari i gjyqësorit iranian, Golamhosein Mohseni Exhei, tha se spiunët do të sanksionohen me vendosmëri dhe ligj, edhe pse zbulimi i tyre është i vështirë dhe kërkon metoda zbulimi.
Ekspertët paralajmërojnë se regjimi islamik e ka shfrytëzuar luftën në Lindjen e Mesme për ta intensifikuar represionin dhe për të krijuar frikë nga rebelimi. Amnesti interneshënall dhe organizata tjera humanitare paralajmëruan se Irani është i dyti në botë sipas numrit të dënimeve me vdekje, menjëherë pas Kinës. sa/
foto: EPA arkivi