Igor Stojkovski - drejtor i ri i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji
- Igor Stojkovski nga sot është emëruar drejtor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar vetë Stojkovski.
- Post By Fami Bajrami
- 16:40, 26 qershor, 2024
Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Igor Stojkovski nga sot është emëruar drejtor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar vetë Stojkovski.
Doktor Stojkovski është shef i Departamentit për tumore malinje, tumore të kockave dhe lëkurës në Klinikën e onkologjisë. Ai është në këtë detyrë që nga viti 2013, ndërsa më parë ka punuar si shef i Departamentit për tumore malinje të kokës dhe qafës.
Nga viti 1997 deri në vitin 1998 ka punuar si mjek - vullnetar në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2004 si mjek i specializuar në këtë Klinikë. Nga viti 2018 deri në vitin 2023 ka qenë docent në Katedrën për onkologji dhe radioterapi pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup, ndërsa nga viti 2023 është profesor i çrregullt në këtë fakultet.
Foto: MIA