IDF-ja eliminoi një nga komandantë e njësitit elitar të Hezbollahut
- Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se në sulmet ajrore në jug të Libanit kanë eliminuar një nga komandantët e njësitit elitar.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:26, 8 prill, 2024

Tel Aviv, 8 prill 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se në sulmet ajrore në jug të Libanit kanë eliminuar një nga komandantët e njësitit elitar.
Sipas IDF-së, Ali Ahmed Hasin, i cili mbante gradën e gjeneralit të brigadës, akuzohet për sulme në pjesën e territorit verior izraelit, kreshtën Ramim, rrethina e cila nga fillimi i luftës me Hamasin palestinez është nën sulme të vazhdueshme me raketa dhe drone, njoftoi "Tajms of Izrael".
"Sipas rolit që kishte, ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e aksioneve terroriste kundër forcave izraelite pranë kreshtës Ramim”, njofton IDF-ja.
Hasin ishte sulmuar në qytetin jugor të Libanit, As-Sultania, ndërsa IDF-ja shtoi se në sulm u vranë dy operativë të tjerë të Hezbollahut nën komandën e tij. qa/
Foto: arkivi i MIA-s