• e mërkurë, 03 korrik 2024

IDF kumtoi se e ka shkatërruar tunelin më të madh të Hamasit në Rripin e Gazës

IDF kumtoi se e ka shkatërruar tunelin më të madh të Hamasit në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 5 mars 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se e ka shkatërruar tunelin më të madh të zbuluar deri më tani të Hamasit në Rripin e Gazës, lajmëroi DPA.

Tuneli me disa anë, që u gjet në veri të enklavës bregdetare nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, u shkatërrua në javët e fundit, kumtoi sot IDF, transmetuar nga agjencia gjermane.

Armata kumtoi edhe video xhirime në të cilat shihet se si pjesë të tunelit asgjëssohen dhe ushtarët hedhin beton në pjesë të tjera të tij.

DPA thekson se kjo informatë nuk mund të marrë konfirmim të pavarur.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kumtuan se nëpër tunel mund të kalonin automjete, ndërsa vetë ai e kishte gjatësinë prej katër kilometrave dhe ishte në thellësi prej 50 metrave.

Sistemi i tunelit ndodhej 400 metra larg vendkalimit kufitar Erez, mes Izraelit dhe Gazë, por nuk ndodhej në territorin izraelit, kumtoi IDF. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR