• e hënë, 16 mars 2026

IDF: Izraeli ka plane të detajuara për tre javët e ardhshme të luftës me Iranin

IDF: Izraeli ka plane të detajuara për tre javët e ardhshme të luftës me Iranin

Jerusalem, 16 mars 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Nadav Shoshani sot deklaroi se Izraeli ka zhvilluar plane të detajuara për tre javët e ardhshme të luftës me Iranin, si dhe plane shtesë për të ardhmen më të largët.

Lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit po hynë në javën e tretë, pa një përfundim të qartë në horizont. Ngushtica e rëndësishme e Hormuzit, përmes së cilës kalojnë 20 për qind e naftës dhe gazit natyror global, është bllokuar, çka rrit çmimet e naftës dhe shton shqetësimet për një rritje të re globale të inflacionit.

Armata izraelite sulmin ndaj Iranit e ka përcaktuar si një operacion me shkallë të kufizuar, me qëllim dobësimin e aftësisë së Iranit për të kërcënuar Izraelin duke sulmuar infrastrukturën e tij të raketave balistike, objektet bërthamore dhe shërbimet e sigurisë.

"Dëshirojmë të sigurohemi se ky regjim të dobësohet sa më shumë të jetë e mundur dhe që të shkatërrojmë të gjitha kapacitetet e tij, të gjitha njësitë e tij dhe të gjitha degët e sistemit të tij të sigurisë", theksoi Shoshani.

Ai konfirmoi se janë mobilizuar më shumë se 110.000 rezervistë, sepse "ende ka mijëra objektiva që duhet të sulmohen në Iran". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR