• e hënë, 23 dhjetor 2024

IDF: Forcat tokësore kanë kryer bastisje në Gaza në 24 orët e fundit

IDF: Forcat tokësore kanë kryer bastisje në Gaza në 24 orët e fundit

Tel Aviv, 13 tetor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite për herë të parë njoftoi se forcat tokësore operojnë brenda në Rripin e Gazës, transmeton Frans 24.

Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot njoftuan se tanke dhe forca të këmbësorisë kanë hyrë në territorin e Rripit të Gazës si pjesë e "bastisjeve të lokalizuara" me qëllim që të pastrohet zona nga terroristët e mundshëm dhe të gjenden izraelitët e zhdukur.

Ushtarët gjoja kanë vrarë shumë terroristë në atë zonë, duke i përfshirë edhe ata nga qelia e grupit militant palestinez Hamas prej ku janë gjuajtur raketat kundër tankeve ndaj Izraelit, shkruan Tajms of Izrael, duke shtuar se ushtarët "nuk hynë thellë në Gaza".

Zëdhënësi i SHI, Daniel Hagari, konfirmoi se forcat tokësore dhe të këmbësorisë kanë kryer bastisje dhe "kanë parandaluar ekipet të operojnë me raketa kundër tankeve të cilët kishin për qëllim të depërtojnë në territorin izraelit".

Njoftimi, megjithatë nuk duket si fillim i pushtimit tokësor të pritur të Gazës.

Izraeli ka ndërtuar trupa përgjatë kufirit me Gazën që nga ndërhyrja vdekjeprurëse e militantëve të Hamasit të shtunën e kaluar, shtoi Frans 24. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR