• e martë, 24 dhjetor 2024

IDF: Një dron izraelit u rrëzua mbi Liban

IDF: Një dron izraelit u rrëzua mbi Liban

Tel Aviv, 22 prill 2024 (MIA) - Një dron izraelit u rrëzua mbi Liban gjatë natës, njoftuan herët në mëngjes forcat e armatosursa izraelite (IDF), raporton DPA. 

Ndaj dronit, që operon në hapësirën ajrore libaneze, u lëshua një raketë tokë-ajër, shkruan IDF në kanalin Telegram.

Droni u godit dhe u ul në Liban, njofton IDF-ja, duke shtuar se avionët luftarakë izraelitë më pas goditën vendin nga i cili u lëshuan raketat.

Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi se rrëzoi një dron ushtarak izraelit mbi Libanin jugor dhe shtoi se ishte dron "Hermes 450".

Ky është droni i tretë izraelit i rrëzuar nga Hezbollahu që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, kur filluan edhe sulmet ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Dje shpërthyen luftimet me Libanin, ndërsa armata izraelite njofoti se dy grante ishin në drejtim të fshatit Rosh Hanikra në pjesën veriore të Izraelit në detin Mesdhe.

Edhe Hezbollahu dhe organizata militante palestineze Hamas mori përgjegjësinë për sulmet e djeshme në Izrael, shtoi DPA. qa

Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR