• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ideja për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është e shkëlqyeshme për ta menduar, por në këtë moment këtë nuk po e shqyrtojmë, thotë Misajlovski

Ideja për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është e shkëlqyeshme për ta menduar, por në këtë moment këtë nuk po e shqyrtojmë, thotë Misajlovski

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Ideja për kthimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak është e shkëlqyeshme për ta menduar, por në këtë moment nuk po e shqyrtojmë si Qeveri, thotë ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, duke theksuar se duhet të shqyrtohen të gjitha sfidat e sigurisë dhe të bëhet analizë e veçantë nga Shtatmadhoria, dhe pastaj të mendohet për një çështje të tillë. 

 I pyetur nëse mund të mendojnë për kthimin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sipas shembullit të disa vendeve fqinje, Misajllovski tha, se nëse pyetet ai personalisht, “çdo i ri duhet të kalojë një pjesë të jetës së tij në këtë mënyrë”, por se duhet të shohin edhe gjendjen reale.

 "Ju e dini se shumë kazerma më parë u janë dhënë komunave dhe një pjesë e pronës gjithashtu është dhënë. Por, nga ana tjetër duhet të shqyrtohen të gjitha sfidat e sigurisë, analizë e veçantë të bëhet nga të gjitha strukturat e sigurisë, veçanërisht nga SHM, dhe pastaj të mendohet për këtë çështje. Prandaj para se të hyjmë në një ide e tillë të tillë, duhet t'i shohim të gjitha mundësitë dhe sfidat me të cilat do të përballemi dhe më pas të diskutojmë për një gjë të tillë. Por, personalisht, nëse më pyetni mua, sigurisht që është mirë për çdo të ri dhe për çdo njeri, sepse kështu e identifikon veten si një person më stabil.  Vërtetë kjo është e shlëlqyeshme për ta menduar, por në këtë moment nuk po e shqyrtojmë si Qeveri”, deklaroi Misajllovski, i cili sëbashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, me nënpunësin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski, ambasadoren amerikane Angela Ageler dhe gjeneralët e Armatës, morën pjesë në stërvitjen metodë-demonstruese në terrenin stërvitor të poligotnit të Armatës "Krivollak". qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR