• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ibrahimi: VLEN e ka gati Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Ibrahimi: VLEN e ka gati Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Shkup, 11 nëntor 2024

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Vrapçisht dhe në Tearcë, midis tjerash theksoi se Ali Ahmeti sa nuk ka filluar të qaj se po i dhimbset shumë gjuha shqipe të cilën ai e ka lënë të pazyrtarizuar.

“Ali Ahmeti sa nuk ka filluar të qaj se po i dhimbset shumë gjuha shqipe të cilën ai e ka lënë të pazyrtarizuar. Më duhet të shpjegoj se në kohën që e ka pasur në dorë që ta zgjidh gjuhën shqipe ai e ka lënë gjuhën shqipe të përkthyer. Dhe ne sot po ballafaqohemi me dëmet që ata i kanë bërë gjatë asaj kohe. Ata e kanë pasur shansin që ta zgjidhin me ligj temën e përfaqësimit të drejt dhe adekuat të shqiptarëve. Në këto 22 vite pushtet nuk e kanë zgjidhur. Dhe tash ankohen pse Gjykata Kushtetuese e ka zhvlerësuar balancuesin”, deklaroi midis tjerash
Ibrahimi.

Gjatë këtyre pak muajve sa jemi në Qeveri arritëm që të rrisim rrogat e arsimtarëve dhe pensionet

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Vrapçisht dhe në Tearcë, midis tjerash theksoi se gjatë këtyre pak muajve sa janë në Qeveri arritën që të rrisin rrogat e arsimtarëve dhe pensionet e pensionistëve.

“Sa për informacionin e juaj gjatë këtyre pak muajve sa jemi në qeveri, e dini edhe ju, besoj se jeni të informuar se :  Është bërë rritja e pensioneve, është bërë rritja e rrogave të arsimtarëve, është zgjidhur edhe çështja e shkollës së Çashkës që këta të BDI-së për plot vite nuk mundeshin ta zgjidhin. U ndanë 34 milion euro për ndërtimin e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Është marr vendim që në katër vitet e ardhshme të ndahen 1 miliard euro për zhvillim të komunave. Vetëm në këtë vit u ndanë mbi 20 milion euro vetëm nëpër komunat shqiptare e për fat të keq siç tha edhe doktor Amiri, në komunën e juaj ka këso udhëheqësi të pandërgjegjshme që as nuk ka bërë aplikim që të marr nga ato fonde.”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

VLEN e ka gati Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Vrapçisht dhe në Tearcë, midis tjerash theksoi se VLEN e ka gati edhe Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat ku që nga pjesëmarrja e lartë në pushtet e deri në çdo
vend pune, e në çdo avancim, të jeni të bindur se nuk ka asnjë pikë në të cilën mundet që dikush ta diskriminoj shqiptarin që të punësohet “ Ekipi i VLEN e ka gati edhe Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ku që nga pjesëmarrja e lartë në pushtet e deri në çdo vend pune, e në çdo avancim, të jeni të bindur se nuk ka asnjë pikë në të cilën mundet që dikush ta diskriminoj shqiptarin që të punësohet. Dmth ne do të kemi shumë shpejt edhe Ligj në të cilin në mënyrë të përfunduar do të jetë e zgjidhur çështja e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucionet e shtetit”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Zeqirija Ibrahimi: Alternativa dhe VLEN-i nuk e kanë frikën e përballjes me qytetarët

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Vrapçisht dhe në Tearcë, midis tjerash theksoi se Alternativa nuk e ka ende dertin që a mund të shkojmë diku që të mbajmë tubim se mund të kemi gjëra që kemi premtuar e që nuk janë realizuar

“Në ambientin tonë vizitat e politikanëve bëhen vetëm gjatë fushatës zgjedhore. Ne po duam të japim një mesazh tjetër se nuk vijmë vetëm në kohën e fushatës zgjedhore për kërkim votash, por vijmë edhe kur nuk ka fushatë që ti takojmë qytetarët, ti dëgjojmë ata, të bashkëbisedojmë edhe të ballafaqohemi se a kemi qëndruar në fjalët që i kemi dhënë para
zgjedhjeve. Fati jonë i mirë është që deri tash Alternativa si pjesë e kësaj qeverie, por edhe VLEN-i në përgjithësi nëse doni, nuk e ka ende dertin që a mund të shkojmë diku që të mbajmë tubim se mund të kemi gjëra që kemi premtuar e që nuk janë realizuar”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Partia Alternativa

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR