• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ibrahimi uron kreun e CDU-së për fitoren: E djathta dhe forcat konservatore po i japin një dimension të ri politikës evropiane

Ibrahimi uron kreun e CDU-së për fitoren: E djathta dhe forcat konservatore po i japin një dimension të ri politikës evropiane

Shkup, 24 shkurt 2025

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka uruar kreun e CDU-së, Merc për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Ibrahimi shkruan se kjo fitore konfirmon se e djathta dhe forcat konservatore po i japin një dimension të ri politikës evropiane.

“Në emër të Alternativës dhe në emrin tim personal, i përcjell urimet më të sinqerta për fitoren e CDU-së dhe liderit të tyre, z. Merc. Kjo fitore konfirmon se e djathta dhe forcat konservatore po i japin një dimension të ri politikës evropiane, duke ruajtur vlerat tradicionale, familjare dhe kulturore. Duke qëndruar besnikë ndaj trashëgimisë dhe identitetit të tyre, ata ofrojnë një vizion të qartë për një shoqëri të qëndrueshme, një ekonomi të zhvilluar dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Ibrahimi.

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR