• e enjte, 30 janar 2025

Ibrahimi: Të drejtat e qytetarëve në rend të parë, mbështes plotësisht bojkotin e marketeve me 31 janar

Ibrahimi: Të drejtat e qytetarëve në rend të parë, mbështes plotësisht bojkotin e marketeve me 31 janar

Shkup, 29 janar 2025

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka përkrahur në tërësi bojkotin e marketeve të paralajmëruar për këtë të premte, me 31 janar të vitit 2025.

Ibrahimi thekson se edhe si Alternativë edhe si qeveri VLEN janë të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve duke luftuar çdo abuzim me çmimet.

“Unë, si kryetar i Alternativës dhe pjesë e qeverisë në koalicionin VLEN, mbështes plotësisht bojkotin e thirrur nga qytetarët. Bojkoti është një e drejtë legjitime qytetare, dhe qytetarët kanë lirinë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre.

Ne si qeveri VLEN do të angazhohemi në maksimum që të drejtat e qytetarëve të jenë në rrafsh të parë, duke siguruar që ata të kenë mundësinë të shprehin lirshëm pakënaqësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhje të informuara si konsumatorë.

Përveç kësaj, do të shtojmë përpjekjet për kontrollin e tregjeve, duke u siguruar që marketet të operojnë me çmime të arsyeshme dhe të mos abuzojnë me pozitën e tyre në dëm të konsumatorëve. Transparenca dhe drejtësia në ekonomi janë prioritete kyçe për ne, dhe do të ndërmarrim hapa konkretë për të mbrojtur interesat e qytetarëve nga praktikat e
padrejta tregtare”, shkruan Ibrahimi.

___________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR