Ibrahimi: Në fshatin e Ali Ahmetit, kanalizimin e ka bërë qeveria VLEN
- Shkup, 24 shtator 2025
Shkup, 24 shtator 2025
Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në emisionin “Hajde flasim” në TV21.
Ibrahimi ka sqaruar se pse opozita përdorë terma si referendum dhe plebishit. Pasi që nuk i bëri gjërat e prekshme dhe reale. As në fshatin e Ali Ahmetit nuk u bë kanalizimi nga BDI, por nga qeveria VLEN.
“ Është e qartë.Nëse dëgjoni se çfarë flasin ata nëpër tubime dhe çfarë flasim ne. Është e qartë se pse ata flasin me terma të referendumit dhe plebishitit dhe është e qartë pse ne nuk flasim me aso terma. Ata, për
shkak se nuk kanë asnjë ofertë reale për zgjedhjet lokale, për çështje lokale, dhe kjo nuk është se ata nuk kanë edhe zgjidhje për ato tema, po për shkak se ata e kanë pasur pushtetin dhe është dashur ti përmbyllin
ato çështje. Ata nuk e kanë bërë këtë. Dhe në mungesë të një kapitali të këtillë të mund të thonë se ne e bëmë filan çerdhen, filan shkollën, filan rrugën, filan ujësjellësin, filan kanalizimin. Fjala bie, zoti Ali Ahmeti nuk mund të mburret as për fshatin e tij, për shkak se e ka bërë kanalizimin. Atë e bëri VLEN-i ”, deklaroi Ibrahimi.
Ibrahimi: Zëvendëskryeministri i parë do të jetë Bekim Sali
Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në emisionin “Hajde flasim” në TV21.
Ibrahimi i pyetur se sa është reale që Alternativa të marr kryeparlamentarin dhe zëvendës kryeministrin e parë, ka sqaruar se varet kjo gjë nga parametrat se si krahasohen gjërat. Ai ka sqaruar se kjo gjë është bërë në kuadrin e ekuilibrit brenda VLEN-it.
“ Varet nga parametrat se si i krahasojmë gjërat. Realisht as për Kryetarin e Kuvendit nuk ka qenë kërkesë e veçantë e Alternativës e as për zëvendës kryeministrin e parë nuk ka qenë kërkesë e Alternativës. Gjithnjë kjo është bërë në kuadrin e ekuilibrit brenda VLEN-it. Andaj, siç mund të shtrohet pyetja sa është reale kjo, kjo pyetje mund të shtrohet për çdo subjekt për numrin e deputetëve , për ministrat, për kryetar të komunave, për këshilltar e për të tjerë ”, deklaroi Ibrahimi. ls/
_________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.