• e premte, 05 dhjetor 2025

Ibrahimi: Lubotenit i ka borxh krejt shteti

Ibrahimi: Lubotenit i ka borxh krejt shteti

Shkup, 12 gusht 2025

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë bërjes së homazheve në varrezat e dëshmorëve të Lubotenit, ka theksuar se Lubotenit i ka borxh krejt shteti, pasi që padrejtësisht u vranë 10 civil shqiptarë.

“ Me keqardhje, po edhe me krenari, po vimë për ti vizituar dëshmorët të cilët me 12 gusht të vitit 2001 u vranë në mënyrë të padrejtë nga forcat policore të shtetit. Ajo që më duhet ta theksoj në këtë rast është se derisa akoma ka hezitim se a duhet të vlerësohet UCK ose jo, në këtë vend e kemi argumentin më të mirë se këta njerëz që u vranë nuk ishin nën uniformë të UCK së, por ishin civil edhe shteti erdhi edhe i vrau nëpër shtëpitë e tyre. Sot e ka obligim që në këtë varrezë të vijnë jo vetëm shqiptarët, dhe jo vetëm ne, por të gjithë eksponentët e këtij shteti. Për shkak se, fshatit tonë i ka borxh cdokush në këtë shtet, për shkak se u vranë civilët në mënyrë të padrejtë. Ky nuk është konstatim vetëm i joni, por është konstatim edhe i Tribunalit të Hagës. Andaj sa i kemi borxh si bashkëfshatarë, sa i kemi borxh si shqiptarë, i kemi borxh si qeveritar”, deklaroi Ibrahimi.

_______

Ibrahimi: Projekti i ujësjellësit për Lubotenin është miratuar në Qeveri

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë bërjes së homazheve në varrezat e dëshmorëve të Lubotenit, ka theksuar se në Luboten nuk bënë që të shkohet vetëm për homazhe dhe keqardhje, por duhet të folet edhe për projektet që Qeveria e këtij vendi ka paraparë për to.

Njëri prej projekteve që ky fshat e ka pritur gjatë kohë e që tashmë është miratuar në Qeveri është edhe projekti i ujësjellësit.

“ Që të mos vijmë vetëm duarthatë, sic thotë populli, Qeveria në të cilën bëjmë pjesë ne, në njërën prej mbledhjeve të fundit, kа miratuar edhe projektin e ujësjellësit të fshatit Luboten. Andaj nuk dëshirojmë që vetëm të vijmë edhe të shprehim keqardhje, por, dëshirojmë të vijmë edhe me lajme të mira se Qeveria jonë angazhohet edhe për të mirat e fshatit Luboten për të cilat kemi folur shumë shpesh në të kaluarën ”, deklaroi Ibrahimi.

_____


Ibrahimi: Shef i grupit parlamentar të partisë opozitare shqiptare në vitin 2011 e nënshkroi vendimin që shpërbleu kriminelin e luftës së Lubotenit me 5000 euro në muaj

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë bërjes së homazheve në varrezat e dëshmorëve të Lubotenit, ka theksuar se në vitin 2011, shefi i grupit parlamentar të partisë opozitare shqiptare, e nënshkroi vendimin me të cilin u
shpërblye krimineli i luftës për masakrat në Luboten, me 5000 euro në muaj.

“ Deri tash Luboteni, jo që nuk ka gëzuar mbështetje të shtetit, por ata të cilët ishin deri dje në pushtet, në vitin 2011 e vendosën në mbledhje të Qeverisë që kriminelit të luftës i cili i shkaktoi këto vdekje ti ndahen nga 5000 euro në muaj. Eksponenti i cili e ka nënshkruar atë vendim sot është shef i grupit parlamentar të partisë opozitare shqiptare. InshAllah nuk përsëriten asnjëherë këto ngjarje. Obligimi i jonë është që edhe ti kujtojmë edhe të marrim leksion se si duhet të zhvillohet bashkëjetesa në mes të popujve. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos të na përsëritet asnjëherë ”, deklaroi Ibrahimi.

Zeqirja Ibrahimi, kryetar i Alternativës

_________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR