Ibrahimi: Interpelanca e opozitës “Non Grata” nuk kalon
- Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar dështimin e interpelancës për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe zëvendësministrit të Brendshëm, Astrit Iseni.
- Post By Sara Ademi
- 21:32, 10 janar, 2025
![Ibrahimi: Interpelanca e opozitës “Non Grata” nuk kalon](https://mia.mk/images/20250110213253_big_730x400_98.webp )
Shkup, 10 janar 2025
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar dështimin e interpelancës për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe zëvendësministrit të Brendshëm, Astrit Iseni.
Sipas Ibrahimit, me iniciativa të ndryshme që po inicon, opozita tenton ta mbrojë krimin dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë.
“Opozita “Non Grata” e ka humbur busullën politike, duke tentuar ta defokusojë vëmendjen e opinionit me iniciativën për interpelancë ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, dhe zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni.
Dita e sotme flet se ata, për t’i mbrojtur krimet e tyre dhe për t’i shpëtuar përgjegjësisë, provojnë çdo gjë.
Interpelanca nuk kalon. Përgjegjësi do të ketë!”, ka shkruar Ibrahimi.
Alternativa
______________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.