• e diel, 19 janar 2025

Ibrahimi dhe Gashi inspektojnë punimet rreth ndërtimit të gjimnazit "Sami Frashëri" në Kumanovë

Ibrahimi dhe Gashi inspektojnë punimet rreth ndërtimit të gjimnazit

Kumanovë, 18 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar punimet rreth ndërtimit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë.

"Së bashku me mikun tim, Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit si dhe sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi nga afër sot vizituam rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit 'Sami Frashëri' në qytetin e Kumanovës. Ky është një projekt serioz që me dekada janë duke e pritur nxënësit dhe qytetarët e Kumanovës, ndërsa rrjedha e punimeve po mundësohet edhe fal ndarjes së fundit buxhetore prej 118 milionë denarësh. Urova drejtorin e shkollës, Nagri Rexhepin, si dhe përgëzova të gjithë aktorët që janë meritorë për këtë projekt kapital për kumanovarët”, tha mes tjerash Ibrahimi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR