Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion
- Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar futjen e ish zëvendëskryeministrit të parë të BDI-së në listën e zezë amerikane. Sipas tij, me këtë akt, BDI-ja si parti politike është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion të thellë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:30, 13 dhjetor, 2024

Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA)- Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar futjen e ish zëvendëskryeministrit të parë të BDI-së në listën e zezë amerikane. Sipas tij, me këtë akt, BDI-ja si parti politike është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion të thellë.
“Futja e ish zëvendëskryeministrit të parë të BDI-së në listën e zezë amerikane i cili thoshte se asgjë nuk bën pa lejen e Ali Ahmetit, nënkupton se në këtë agjendë ka qenë dhe është edhe Ali Ahmeti vetë. Kështu edhe BDI-ja është vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion të thellë dhe e përfshirë në ndikim ndaj sistemit të drejtësisë”, shkruan Ibrahimi