I nxehti ekstrem godet pjesën perëndimore të SHBA-së
- Pjesa perëndimore e SHBA-së po përballet me nxehtësi ekstreme ku në Feniks për 100 ditë rresht, merkuri nuk bie nën 38 gradë Celsius.
- Post By Fami Bajrami
- 11:18, 4 shtator, 2024

Uashington, 4 shtator 2024 (MIA) - Pjesa perëndimore e SHBA-së po përballet me nxehtësi ekstreme ku në Feniks për 100 ditë rresht, merkuri nuk bie nën 38 gradë Celsius.
Situata është veçanërisht e rëndë në qytetet e shkretëtirës, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 49 gradë Celsius.
Shërbimi kombëtar meteorologjik i SHBA-së paralajmëroi se të pastrehët, të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore janë më të goditurit. Pritet që temperaturat të bien në fund të javës, por ende nuk parashikohet fundi i të nxehtit në Feniks.
foto: arkivi