• e hënë, 23 dhjetor 2024

I hiqet imuniteti Berishës, hapet rruga për paraburgim

I hiqet imuniteti Berishës, hapet rruga për paraburgim

Tiranë, 21 dhjetor 2023 (MIA)  -  Parlamenti shqiptar me 75 vota "pro", ata të shumicës në pushtet, në seancën e sotme plenare, ia hoqën imunitetin ish-presidentit shqiptar dhe lider i krahut më të madh të demokratëve të opozitës, Sali Berisha (79).

 Me këtë vendim ë shtëpisë ligjvënëse hapet rruga Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që të caktojnë masën burg ose arrest shtëpiak. Për shkak të moshës, masa  që do t'i caktohet, është më se e sigurt se do të jetë arrest shtëpie, sepse ligji nuk e lejon paraburgimin për personat mbi 70 vjeç.

Edhe krahas thirrjeve të përsëritura disa herë të kryeparlamentares Lindita Nikolla për ta ushtruar të drejtën e fjalës, Berisha refuzoi.

Seanca, në të cilën në mënyrë të shpejtë u miratuan disa vendime, kaloi në një atmosferë tashmë të njohur kaotike, me bllokimin e foltores së Kuvendit, ndezjen e bombave tymi, brohoritje të fjalëve të pahijshme nga ana e deputetëve dhe mbështetësve opozitarë të Berishës. 

 Seanca u mbajt nën masa të shtuara sigurie, në të cilën janë angazhuar rreth një mijë policë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare, të cilët janë vendosur brenda dhe përreth godinës së Shtëpisë ligjvënëse.

 Deputetët e shumicës në pushtet kanë hyrë në Kuvend dy orë para fillimit të seancës, pas paralajmërimit të mëparshëm se opozita do të bllokojë hyrjen.

Para fillimit të seancës nga salla e Kuvendit përmes vide--fjalimit Berisha porositi: Ose sot ose kurrë, sot është dita për betejë. 

"Pas vendim antikushtetues,  ky është një akt i keq, një krim i vërtetë, ky krim nuk mund ta mposhtë kurrë opozitën, në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme që qëndron fort kundër këtin pushteti që e vendosi diktaturën e saj, kundër kësaj bande të lidhur me mafian Soros, opozita sot qëndron më shumë se kurrë, në rrëzimin e këtyre kriminelëve që shkatërruan shqiptarët më shumë se çdo pushtues në histori, këta ministra, kryeministër si shushunjat çdo ditë çdo javë e thithin gjakun e më të varfërve. I pret gjykimi i kombit të madh. Nuk ka asnjë forcë në botë me vullnet të mirë për të ndalur shqiptarët. Sot ose kurrë. Sot është dita për betejë", porositi ai.

Ndërkohë para parlamentit jnaë mbledhur një numër i madh i anëtarëve dhe mbështetësve të krahut të Berishës "Përtëritja e PD". 

Foto: Fejsbuku i Berishës 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR